Superliga rikthehet me disa superduele

Superliga rikthehet me disa superduele

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 22-të.

Ky vikend pritet të jetë i zjarrtë në elitën e futbollit tonë, pasi tashmë gara ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.

Kryendeshja e xhiros së 22-të është ajo ndërmjet Prishtinës e Llapit me këtë të fundit që ka hyrë në garë për titull dhe vetëm fitorja e mbanë lartë.

Ballkani-Gjilani, është një tjetër sfidë interesante. Kampioni në fuqi i Kosovës pas humbjes ndaj Dritës, opsion të vetëm në duel me Gjilanin e ka fitoren në mënyrë që të mbetet akoma në krye të tabelës.

Ndeshje e rëndësishme është edhe dueli mes Dritës dhe Dukagjinit.

Superliga /Java e 22-të:

Share This