
Superliga rikthehet me derbin e mbijetesës
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me ndeshjen e parë të javës së 29-të.
Dukagjini i bën ‘konak’ Suharekës, në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesën në elitën e futbollit tonë.
Në tri ndeshje të luajtura këtë stinor, dy skuadrat kanë nga një fitore dhe një tjetër sfidë është kryer baras.
Klinasit aktualisht ndodhen në pozitën e shtatë me 35 pikë të tubuara, tri më shumë së Suhareka që është e parafundit në tabelë.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Suharekës fillon nga ora 15:00.