Superliga/ Prishtina triumfon në Malishevë, s’ka fitues në Drenas
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotëm në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës duke mundur në udhëtim Malishevën, me rezultat 1-3, të shtunën në kuadër të javës së gjashtë.
Kryeqytetasit janë treguar skuadër e fortë në duel me liderin e tabelës, duke e kontrolluar lojën më mirë dhe duke shënuar tre gola.
Drilon Hazrollaj (3’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Malishevën në epërsi prej 1-0. Katër minuta me vonë prishtinasit barazojnë rezultatin në 1-1 përmes Sunday Aknibule. Doin Gallapeni (45’), kalojë për herë të parë skuadrën bardhekaltër në avantazh prej 1-2, derisa Leonat Vitija (76’), realizoi golin e tretë për Prishtinën për rezultatin final 1-3.
Pas kësaj fitore, Prishtina ka 16 pikë, vetëm një me pak se kryesuesi i tabelës Malisheva.
Ndërkaq, dueli mes Feronikelit ’74 dhe Dritës është mbyllur pa gola, edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre, sidomos Nikli në finish të kësaj sfidë lehtë ka mundur të fitojë ndeshjen sikur Hyseni të ishte më i koncentruar për ta dërguar topin në rrjetë.
Feronikeli ’74 mbetet e fundit me vetëm dy pika, kurse, Drita ka 14 pikë në pjesën e epërme të tabelës.