Superliga në basketboll përmbyllet sot me dy duele interesante

Superliga në basketboll përmbyllet sot me dy duele interesante

Java e 13-të në elitën e basketbollit kosovar përmbyllet sot me dy ndeshje.

Ndeshje po ashtu interesante pritet ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e pesë humbje, duke e bërë sfidën shumë të barabartë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Përballja e fundit zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut.

“Kuqezinjtë” kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit kanë një fitore e 11 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, ndërsa skuadra nga Gjakova renditet në vendin e pestë.

Përballja fillon në orën 19:00.

Share This