
Superliga/ Kështu mbyllen ndeshjet në Suahrekë dhe Gjilan
Ballkani dhe Gjilani kanë shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në një përballje dramatike në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur Malishevën me rezultat 3:2. Heroi i ndeshjes ka qenë sulmuesi Sunday Adetunji, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë (36′ dhe 43′), duke e çuar skuadrën e tij në pushim me epërsi 2:0.
Malisheva ka reaguar në pjesën e dytë, duke ngushtuar fillimisht me golin e Robert Mathieu Ndjigit në minutën e 54-të dhe duke barazuar me Drilon Hazrollajn në të 61-ën.
Megjithatë, Ballkani e ka rikthyer epërsinë përfundimtare me golin e Queven Inacios në minutën e 68-të, duke siguruar tri pikë.
Në ndeshjen tjetër, të zhvilluar në Gjilan, vendasit kanë triumfuar bindshëm ndaj Suharekës me rezultat 3:0.
Derisa pasi pjesa e parë ka përfunduar pa gola, Senad Jaroviq e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 50-të. Blerind Morina e ka dyfishuar epërsinë në minutën e 59-të, ndërsa Jaroviq ka realizuar edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 77-të, duke vulosur fitoren e thellë të Gjilanit.
Në tabelën e kryesuar nga Ballkani me 66 pikë, Ballkani gjendet në vendin e dytë me 57 pikë, Malisheva në pozitën e tretë me 47 pikë, Gjilani në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa Suhareka në vendin e nëntë me 33 pikë.