Superliga/ Kështu mbyllen ndeshjet në Gjilan dhe Klinë

Superliga/ Kështu mbyllen ndeshjet në Gjilan dhe Klinë

Prishtina lëshon tri pikët nga duart dhe shkon në dhjetë ndeshje pa fitore

Prishtina ka fituar në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Jean-Michel Cavallit nuk ka arritur fitore as pas shtatë ndeshjeve në pranverë, duke shkuar në një seri prej dhjetë takimeve pa fitore radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan rastet, por u shënuan vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga mysafirët, të cilët me anë të një autogoli nga Senad Jarovic (23’) kaluan në epërsi 0-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë raste në tentim për të barazuar rezultatin, por Ardit Nika ishte disa herë shpëtimtar i mysafirëve, ashtu si Kenan Haxhihamza i vendasve.

Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte me fitoren e mysafirëve, në skenë doli Marko Roganovic (90+), i cili nga afërsia shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa Prishtina renditet e pesta me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, kryeqytetasit luajnë në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, teksa gjilanasit luajnë si mysafir i rivalëve të Dritës, raporton telegrafi.

E ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës në Klinë u mbyll pa fitues, 1:1.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 39-të kur Kostyshyn realizoi.

Dy minuta më vonë, trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq.

Por, krejt në minutat shtesë, Dukagjini gjeti forcën dhe e barazoi rezultatin nëpërmjet Hekuran Berishës.

Me këtë barazim, Drita vazhdon si liderë me 54 pikë, 11 më shumë se Ballkani. Kurse, Dukagjini me këtë pikë shkon në 32 sosh në vendin e shtatë.

Share This