Superliga / Kështu mbyllen dy ndeshjet e sotëm

Superliga / Kështu mbyllen dy ndeshjet e sotëm

Xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll ka sjellë dy barazime. Llapi ka barazuar me Ferizajn me rezultat 1-1 e edhe Ballkani me Dritën me të njëjtin rezultat. 

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Ferizaj ka kaluar i pari në epërsi me golin e Erion Sadriut në minutën e 61-të, por Llapi ia ka arritur të barazojë tetë minuta më vonë, kur Ardit Tahiri ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Në ndeshjen tjetër, ku Ballkani dhe Drita kanë ndarë pikët, Sunday Adetunji ka kaluar Ballkanin në epërsi në minutën e 16-të, por Drita ka reaguar shpejt dhe e e ka barazuar rezultatin përmes Besnik Krasniqit në minutën e 32-të.

Drita tashmë kampion ka 70 pikë të tubuara, ndërsa Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 58 pikë. Ferizaj vazhdon të mbajë vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Llapi, me 41 pikë, mbetet në pozitën e tetë, që dërgon në barazh për mbijetesë.

Share This