Superliga / Fitojnë Gjilani dhe Dukagjini

Superliga / Fitojnë Gjilani dhe Dukagjini

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini i Klinës ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme duke mundur Malishevën, me rezultat 1-0.

Mërgim Pefaqeli në minutën e 10-të shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për skuadrën e Ismet Munishit e cila tani ka 28 pikë dhe ngjitët në vendin e shtatë, derisa Malisheva renditet e treta me 37 sosh.

Fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Gjilani e cila para tifozëve të saj mundi Feronikelin ’74, me rezultat minimal 1-0.

Dueli mes gjilanasve dhe skuadrës nga Drenasi, ka dhënë një sfidë interesante, edhe pse u shënua vetëm një gol.

Albin Prapashtica në minutën e 69-të realizoi golin e fitores për Gjilanin. Edhe Nikeli farë lehtë ka mundur të shkëpusë një pikë nga ky udhëtim, por Haxhihamza dështojë nga penalltia në minutën e 90+3’.

Gjilani tani 34 pikë dhe ngjitët në pozitën e katërt, kurse, Feronikeli mbetet e fundit me vetëm 13 pikë të tubuara.

Share This