Superliga e hendbollit vjen me dy ndeshje interesante
Për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit e Besa Famgasit, në fundjavë zhvillohen vetëm dy ndeshje të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të shtunën nga ora 20:00 luhet ndeshja mes Vushtrrisë dhe Kastriotit.
Kastrioti është i treti me gjashtë pikë, derisa Vushtrria i ka 4 pikë në vendin e katërt.
Ndërkaq, të dielën luhet dueli mes Trepçës dhe Prishtinës, ndeshje që fillon në ora 16:00.
Prishtina është e pesta me katër pikë, ndërsa Trepça është ende pa pikë dhe në vendin e fundit.
Në fundjavë zhvillohet është edhe xhiroja e katërt në Ligën e Parë në të dy konkurrencat.
Te hendbollistët të shtunën përballen Vëllaznimi – Drita (19:00) dhe Drenica – Ulpiana (19:30), derisa të dielën ndeshen Prizreni -Samadrexha (12:30) dhe Deçani – Istogu (16:00).
Kurse, tek hendbollistet, Dukagjini e Jusuf Gërvalla takohen të shtunën nga ora 13:00, ndërkaq të dielën luhen ndeshjet Prizreni -Trepça (14:00), Ulpiana – Llapusha (12:00), CLICK – KEK-u (15:30).