Superliga e hendbollit rikthehet me duelin e rivalëve të vjetër

Superliga e hendbollit rikthehet me duelin e rivalëve të vjetër

Superliga e Kosovës në hendboll (meshkujt), do të vazhdojë të shtunën me dy ndeshje të xhiros së 21-të.

Nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma” takohen Rahoveci e Llapi. Kampioni në fuqi, Rahoveci, është favorit i madh pasi deri tani ka fituar 19 ndeshje dhe synon edhe fitoren e 20-të rresht. Rahoveci është lider me 38 pikë, derisa Llapi renditet i gjashti me nëntë pikë.

Gjysmë ore më vonë fillon ndeshja mes rivalëve tradicionalë, Kastriotit dhe Trepçës. Kjo ndeshje luhet në Ferizaj.

Favorit është ekipi vendas, Kastrioti, që është i treti në tabelë me 28 pikë nga 19 ndeshje, kurse, Trepça është e teta, përkatësisht e fundit, me gjashtë pikë.

Ndërkaq, në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet java e nëntë.

Të shtunën (19:30) është ndeshja Ulpiana – Istogu. Të dielën (19:00) takohen Prizreni e Drenica. Ndeshja mes Dritës e Deçanit zhvillohet më vonë.

Share This