Superliga e basketbollit vjen sot me dy superduele
Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 18-të të PrinceCaffe Superligës.
Takimi i parë i zhvillohet mes Istogut dhe Sigal Prishtinës.
Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 16 humbje, kurse prishtinasit në vendin e tretë me 11 fitore e gjashtë humbje. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Trepçës dhe Vëllaznimit.
Mitrovicasit janë liderë me 15 fitore e dy humbje, derisa kuqezinjtë renditën të pestit me tetë fitore e nëntë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.