Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superpërballje

Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superpërballje

Superliga e Kosovës në basketboll vjen sonte me dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të.

Tashmë sezoni i garave të rregullta po shkon drejt fundit, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.

Sonte përballen finalistët e edicionit të kaluar Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje, aq sa ka edhe Bashkimi, që përballet me Vëllaznimin në Gjakovë.

Kuqezinjtë numërojnë 11 fitore e 11 humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante.

Superliga/Java 23

Sot takohen:

Të dielën takohen:

20:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

20:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Share This