Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy sfida interesante
Superliga e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 14-të.
Sfidë shumë interesante pritet dueli ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, ndeshje kjo që do të luhet në Gjakovë. Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje, duke bërë që të presim një përballje mjaft interesante.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro dhe e fundit për këtë vit është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë tri fitore e 11 humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e gjashtë humbje.
Superliga-Java 14
Sot takohen:
17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
19:00 Proton Cabel Prizreni – Golden Eagle Ylli