Superliga e basketbollit rikthehet në aksion me duele interesante

Superliga e basketbollit rikthehet në aksion me duele interesante

Në fundjavë zhvillohet java e 22-të në Superligë e Kosovës në basketboll, që është pjesa finale e kampionatit, e që pritet të jetë shumë interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, ku atmosfera në Gjakovë si gjithmonë pritet të jetë e jashtëzakonshme. Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.

Takim shumë i rëndësishëm shihet ai mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, që po ashtu zhvillohet të shtunën. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, kurse therandasit në pozitën e katërt me 12 fitore e nëntë humbje.

Të dielën, liderja Trepça e pret Istogun, ku mitrovicasit shihen favoritë. ‘Xehetarët’ ndodhen në vendin e parë me 19 fitore e dy humbje, kurse istogasit në vendin e fundit me një fitore e 20 humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, ku fitorja është shumë e nevojshme për të dy skuadrat. Skuadra prizrenase renditet në vendin e shtatë me gjashtë fitore e 15 humbje, kurse ajo prishtinase në pozitën e tretë me 14 fitore e shtatë humbje.

Superliga/Java 22

Të shtunën takohen:

17:00 Vëllaznimi – Peja

19:00 Bashkimi – Golden Eagle

Të dielën takohen:

17:00 Trepça – Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina

Share This