Superliga e basketbollit rikthehet me dy superduele

Superliga e basketbollit rikthehet me dy superduele

Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së gjashtë.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”. Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.

Sfidë shumë interesante pritet të shtunën në mbrëmje ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje. Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.

Takime mjaft të rëndësishme shihen ato që zhvillohen të dielën. Vëllaznimi ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni përballet me Borën, që kanë nga një fitore e katër humbje.

Dy takimet janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lartë në tabelë.

Superliga/Java 6

Të shtunën takohen:

17:00 Trepça – Peja

19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina

Të dielën takohen:

17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni – Bora

Share This