Superliga e basketbollit rikthehet me disa duele të “nxehta”
Superliga e Kosovës në basketboll, këtë fundjave vjen me ndeshjet e xhiros së 19-të.
Sfida e parë që luhet nesër do të jetë mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të pestë, përkatësisht të katërt në renditje. Kuqezinjtë kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.
Të shtunën do të përballen dy skuadrat me traditë, Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Bardhekaltrit janë në vendin e tretë me 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Portokallezinjtë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.
Të dielën do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.
Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut. Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.
Superliga-Java 19
Të shtunën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
Të dielën takohen:
17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Peja – Istogu