Superliga e basketbollit rikthehet me derbin e kryeqytetit

Superliga e basketbollit rikthehet me derbin e kryeqytetit

Java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

Kjo xhiro hapet sot me derbin prishtinas që zhvillohet për herë të parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Borës.

Të dy skuadrat kryeqytetase e nisën me humbjen edicionin e ri dhe do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat. Bardhekaltrit pësuan nga Proton Cable Prizreni 100:88, derisa Bora, që për herë të parë garon në elitë humbi nga Golden Eagle Ylli 67:74.

Bashkimi e ka ndeshjen e parë në Superligë, ku ndeshet me Vëllaznimin, që janë të motivuar për fitoren e dytë, kurse Portokallezinjtë për fitoren e parë.

Sfidë interesante është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistëve të “Play-offit” të edicionit të kaluar. Kampionët duan të nisin edicionin e ri me fitore, pas paraqitjeve në kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe fitimit të Superkupës, derisa therandasit janë në kërkim të fitores së dytë, pas asaj ndaj Borës.

Ndeshja Peja-Proton Cable Prizreni është shtyrë për shkak të ndeshjeve të skuadrës pejane në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Superliga-Java 2

E shtunë

17:15 Sigal Prishtina – Bora

E diel

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

E mërkurë

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

Peja – Proton Cable Prizreni  (është shtyrë)

Share This