Superkupa, ja sa fituan Interi, Napoli, Lazio dhe Fiorentina

Superkupa, ja sa fituan Interi, Napoli, Lazio dhe Fiorentina

Me përfundimin e Superkupës së Italisë me fitoren e Interit, del edhe shpërblimi për katër klubet pjesëmarrëse.

Gara u zhvillua në Arabinë Saudite dhe për herë të pare ku u përfshinë katër skuadra, duke krijuar formatin e ri, i cili më parë kishte në garë vetëm fituesit e titullit kampion dhe Kupës së Italisë.

Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite ka siguruar një pagesë totale prej 16.2 milionë euro. Dy gjysmëfinalistët e mundur, Fiorentina dhe Lazio, do të marrin nga 1.6 milionë euro.

Nga ana tjetër Napoli do të arkëtojë 5 milionë euro sepse është finalist. Interi do të marrë 8 milionë euro, si fitues i kompeticionit.

Megjithatë, shifra është dukshëm e ndryshme në krahasim me Superkupën e Spanjës, pjesëmarrësit e së cilës ndajnë një “plaçkë” prej 40 milionë eurosh.

Share This