Superkupa e Italisë, sot përballja mes Napolit dhe Fiorentinës, formacionet e mundshme
Napoli dhe Fiorentina do të ballafaqohet sot në Superkupën e Italisë.
Është hera e parë ndonjëherë që Superkupa përfshin katër skuadra me nënkampionët e Serie A dhe Coppa Italia që takohen me titullarët.
Kampionët e Serie A Napoli duhet të luajnë në këtë ndeshje pa të dëmtuarit Alex Meret, Olivera, Natan, Diego Demme plus André Zambo Anguissa dhe Victor Osimhen që është i angazhuar në Kupën e Afrikës.
Piotr Zielinski pritet të rikthehet në formacionin startues pasi mungoi në ndeshjen e fundit në Serie A me Salernitanan për shkak të një dëmtimi të lehtë të muskujve. Simeone është favorit ndaj Raspadorit në sulm.
Fiorentina ka edhe disa lojtarë jashtë fushës: Dodo, Nico Gonzalez dhe Gaetano Castrovilli.
Fituesi do të përballet në finale me Interin ose Lazion. “Nerazzurrët” dhe “Biancocelestët” takohen të premten në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë, ndërsa finalja do të luhet të hënën më 22 janar.
Napoli-Fiorentina, formacionet e mundshme:
Napoli (4-3-3): Gollini; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Mario Rui; Cajuste, Lobotka, Zielinski; Politano, Simeone, Kvaratskhelia
Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Faraoni, Milenkoviç, Martinez Quarta, Biraghi; Arthur, Duncan; Ikone, Bonaventura, Parisi; Beltran.