Superkupa e Evropës, ky njeri gjykon ndeshjen Real-Atalanta
Zvicerani Sandro Scharer do të jetë arbitri i ndeshjes Real Madrid-Atalanta, finalja e Superkupës së Evropës, e planifikuar për në 14 gusht në stadiumin e Varshavës, Poloni, në orën 21:00.
36-vjeçari është arbitër ndërkombëtar që nga viti 2015 dhe ka arbitruar 86 ndeshje të UEFA-s deri më tani në karrierën e tij. Ai gjithashtu ka arbitruar dy ndeshje në fazën e grupeve të Euro 2024, si dhe ka arbitruar edhe një ndeshje me eliminim direkt në Europa League dhe Conference League sezonin e kaluar.
Në treshen e arbitrave do të jenë gjashtë nga shtatë anëtarët që morën pjesë në Kampionatin Evropian. Ai do të ndihmohet nga gjyqtarët e tjerë zviceranë Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni, ndërsa Mykola Balakin do të jetë gjyqtari i katërt. Në VAR Bastian Dankert, me asistentët Fedayi San dhe Christian Dingert.