Superkompjuteri parashikon shanset e klubeve për të kaluar në gjysmëfinale dhe fituar trofeun e Ligës së Kampionëve

Superkompjuteri parashikon shanset e klubeve për të kaluar në gjysmëfinale dhe fituar trofeun e Ligës së Kampionëve

Manchester City shihet si favorit absolut për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve 2023/24 apo më saktë për të mbrojtur trofeun e fituar në sezonin e fundit.

Shanset më të vogla nga tetë klubet e mbetura i ka Atletico Madridi.

Liga e Kampionëve ka hyrë në një nga javët më tërheqëse. Një çerekfinale e madhe po vjen, me një përballje të re mes Manchester Cityt të Pep Guardiolës dhe Real Madridit; PSG-së së Luis Enrique dhe Kylian Mbappes kundër Barcelonës së Xavit; një Atltico Madridi i pamposhtur në shtëpi kundër Borussia Dortmundit dhe Arsenali i Mikel Artetës kundër një Bayern Munichut në rënie të lirë.

Si gjithmonë, The Analyst na sjell parashikimet e tij për këto katër ndeshje dhe pjesën tjetër të turneut më të madh të ekipeve evropiane.

Sipas superkompjuterit të Opta, përballja më e çekuilibruar nga të gjithë (edhe pse distanca është minimale) është City-Real Madrid.

Anglezët kanë 60% shanse për të kaluar në gjysmëfinale, krahasuar me 40% të Real Madridit.

Në ndeshjen tjetër këtë të martë, superkompjuteri zbulon gjendjen e ndryshme të formës në të cilën janë Bayern dhe Arsenal. Në fillim të sezonit, gjermanët parashikohej të ishin favorit ndaj anglezëve, por tani situata ka ndryshuar.

Arsenalit, liderit aktual të Ligës Premier, i jepen 58.5% mundësi për t’u rikthyer në gjysmëfinale pas 15 vitesh, ndërsa Bayerni ka 41.5% dhe ky është titulli i vetëm që mund të fitojë këtë sezon.

Share This