Superkompjuteri parashikon renditjen e këtij sezoni në Premier Ligë
Një superkompjuter ka parashikuar renditjen përfundimtare për sezonin 2023/24 në Premier Ligë, bazuar në performancat nga dy ndeshjet e para.
Me nisjen e sezonit të ri, kampionët e Manchester Cityt janë sërish favoritë të qartë për të fituar titullin e katërt radhazi, ndërsa ekipe si Arsenali, Manchester United, Liverpool dhe Newcastle United synojnë të sfidojnë ekipin e Pep Guardiolës.
Parashikohet që City të dalë sërish në krye të kampionatit me 87 pikës, ndërsa Arsenali dhe Newcastle në vendin e dytë dhe të tretë me 76 dhe 75 pikë.
Brighton ndërkohë shihet si befasia duke kaluar Liverpoolin në vendin e katërt me një pikë dhe United parashikohet të humbasë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, në vendin e gjashtë.
Chelsea parashikohet të përfundojë në vendin e 12-të, Pas parashikimeve, BetVictor deklaroi se shanset e Cityt për të fituar titullin e katërt radhazi në Premier League janë rritur nga 68.5% në 75.4% pas dy fitoreve të para.