
SuperAsllani shkëlqen në fitoren e Elversberg
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka qenë protagonisti absolut në fitoren e skuadrës së tij, Elversberg, ndaj Hannoverit në kuadër të Bundesliga 2.
Me tri gola të realizuara në minutat 55’, 78’ dhe 90+8’, Asllani ka siguruar një fitore të rëndësishme për skuadrën mysafire me rezultatin përfundimtar 1-3.
Pas kësaj fitore, Elversberg gjendet në vendin e tretë të tabelës, duke vazhduar luftën për ngjitje në elitën e futbollit gjerman.
Në anën tjetër, Hannover gjendet në pozitën e tetë, ndërsa kreu i tabelës mbahet nga Hamburger SV.