Super Rrahmani, realizon dygolësh në debutim te Rapid Bukureshti
Sulmuesi Albion Rrahmani ka bërë një debutim të mrekullueshëm te Rapid Bukureshti, duke shënuar dy gola fantastik.
Kosovari nuk ishte ftuar disa lojë pasi kompletoi transferimin shkaku i problemeve me pasaportë, meqenëse siç dihet Rumania nuk e njeh Kosovën por tani gjithçka është rregulluar.
Ish-ylli i Ballkanit ka shënuar dygolësh në debutim ndaj U Craiova 1984, pavarësisht që ishte në fushë për vetëm 45 minuta.
Fillimisht, Rrahmani realizoi në minutën e 65-të, pas një asistimi të bukur nga Bamgboyes pas një goditje fantastike.
Ndërsa, golin e dytë dhe të fitores e vulosi në kohën shtesë me një goditje me kokë pas një harkimi të Papeaus (90+1’).
Rapid Bukuresht me këtë fitore renditet në pozitën e tretë në tabelë me 11 pikë, katër më pak se lideri momental FCSB.