Super ndeshje, super dramë, Sigal Prishtina mposht Trepçën në “Minatori”

Super ndeshje, super dramë, Sigal Prishtina mposht Trepçën në “Minatori”

Në një super ndeshje të zhvilluar në Mitrovicë dhe dramatike deri në fund, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 18-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 86:88 (27:20, 15:24, 28:22, 16:22).

Pas një fillimi të baraspeshuar, mitrovicasit kishin epërsi deri në tetë e nëntë pikë, 27:18, derisa çereku i parë përfundoi 27:20. Megjithatë, bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe filluan rikthimin në periudhën e dytë, duke e fituar këtë pjesë 15:24, për të shkuar në pushim me rezultat 42:44.

Drama vazhdoi deri në fund. ‘Xehetarët’ fituan periudhën e tretë 28:22, dhe drama ishte deri në fund, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, deri në fund vendimtar ishin pikët nga Rashid Mahalbashiq.

Te vendasit u dalluan Michael Myers me 15 pikë e 16 kërcime, Drilon Hajrizi dhe Tekele Cotton me nga 21 pikë, ndërsa te mysafirët u dalluan Tyrrel Tate me 24 pikë dhe Jawachi Nzeakor me 19 pikë e pesë kërcime.

Trepça ka 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Sigal Prishtina ka dhjetë fitore e tetë humbje.

Share This