Super Muriqi, shënon në kohën shtesë ndaj Vallecanos

Super Muriqi, shënon në kohën shtesë ndaj Vallecanos

Sulmuesi i Mallorcas Vedat Muriqi e ka rigjetur rrugën drejtë rrjetës, duke shënuar ndaj Rayo Vallecanos.

Pas disa ndeshjeve pa gol që kur u kthye nga lëndimi, ylli kosovar realizoi në ndeshjen e parë që iu besua të jetë titullar.

Muriqi përfitoi nga harkimi i mrekullueshëm i Rodriguezit, duke  e tundur portën mysafire (90+2’).

Ky gol më shumë gjasë do t’i sjellë pikët e plota Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos.

Share This