Super Muriqi ia siguron një pikë Mallorcas ndaj Realit

Super Muriqi ia siguron një pikë Mallorcas ndaj Realit

Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në udhëtim tek Mallorca e Vedat Muriqit.

Mallorca dhe ‘Los Blancos’ luajtën baras 1-1, të dielën në kuadër të xhiros së parë në elitën e futbollit spanjoll.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një sfidë të fortë, anipse u shënuan vetëm dy gola.

Kampionët në fuqi të Spanjës kaluan në epërsi përmes Rodrygo (13’), rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Lojë dinamike ka prodhuar fraksioni i dytë. Madrilenët kishin iniciativë të lehtë në terren, megjithatë, ishte Mallorca që përmes yllit kosovar Vedat Muriqit gjeti golin e barazimit në minutën e 53-të.

Reprezentuesi i Kosovës, jo vetëm që ishte ia siguroi një pikë Mallorca në duel me Reali, por Muriqi padyshim ishte lojtari më i mirë i kësaj sfidë, duke treguar performancë të lartë në hapje të këtij sezoni përballë gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Share This