Super finale me super spektakël, triumfon KBF Bashkimi

Super finale me super spektakël, triumfon KBF Bashkimi

KBF Bashkimi fituese e Kupës së Kosovës.

Në një super finale në Rahovec, që ishte spektakël i basketbollit, prizrenaset fituan ndaj Prishtinës me rezultat 64:73 (14:21, 10:18, 25:12, 15:22).

Ceremonia zyrtare u hap me ndarjen e mirënjohjeve për vëzhguesen e ndeshjes dhe 3 gjyqtarët e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, mirënjohje që u ndanë nga Valdet Spahija.

Medaljet e arta për KBF Bashkimi dhe ato të argjendta për KBF Prishtina u ndan nga anëtarja e bordit të FBK-së, Linda Shala dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Shala ndau edhe MVP-në e ndeshjes që i takoi Adrienne Godbold të Bashkimit.

Trofeun e ndau Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe e pranoi kapitenia e KBF Bashkimit, Aulona Muhadri.

Share This