Super Dardanët mposhtin Austrinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll U19, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun “Elite Round” për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj e mund Austrinë, me rezultat minimal 1-0.
Të besuarit e Adil Maliqit bën paraqitje mjaft të mirë, duke mposhtur Austrinë dhe duke bërë hapin e madh në “Elite Round” të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian
Autogoli i Scholler me fillimin e pjesës së dytë, vendosi fatin e këtij takimi, duke i siguruar Kombëtares sonë.
Kosova tashmë është lidere e grupit, me tre pikë pas një ndeshje të zhvilluar, derisa Dardanët ndeshjen e radhës e luajnë kundër Spanjës.