Super Bajrami shtang Çekinë
Minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë ka rezultuar fatsjellëse për Kombëtaren e Shqipërisë.
Një top i pranuar nga Nedim Bajrami nga bashkëlojtarët dhe një goditje nga distanca ka lënë në vend portierin çek.
Shqipëria ka barazuar në Pragë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Ky është goli i dytë futbollistit të Sassuolos në këtë fushatë, të parin i kishte shënuar Moldavisë.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe rreth njëzet minuta.