Super asistim i Muriqit, Mallorca sërish në epërsi ndaj Barcelonës

Super asistim i Muriqit, Mallorca sërish në epërsi ndaj Barcelonës

Mallorca ka rikthyer epërsinë ndaj Barcelonës, në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Ylli kosovar Vedat Muriqi kreu shumicën e punës me një asistim fantastik, ku asistoi me kokë për mrekulli te Abdon Prats, i cili realizoi nga afërsia.

Kosovari e gjeti Prats, që pastaj e kishte të lehtë të përfitonte nga dalja e Ter Stegenit (45+4’).

Share This