Super asist dhe super gol, Messi kyç në fitoren e Inter Miamit

Super asist dhe super gol, Messi kyç në fitoren e Inter Miamit

Inter Miami ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim, duke e mposhtur Sporting Kansas City me rezultat 2:3.

Lionel Messi shkëlqeu me një super asist fillimisht, e më pas edhe me një gol të bukur nga distanca.

Argjentinasi asistoi me shume mençuri për Gomez në minutën e 18-të për t’i barazuar shifrat në 1:1.

E për 1:2 u përkujdes ta përmbyllte vet Messi, me një gol spektakolar nga distanca në minutën e 51-të.

Luis Suarez realizoi golin e fitores për 2:3 në minutën e 71-të të takimit, raporton GE.

Me këtë fitore, Inter Miami përkohësisht merr lidershipin në Konferencën Lindore me 15 pikë pas nëntë ndeshjeve (4 fitore, tri barazime, 2 humbje).

Share This