Sulmuesi i Liverpool refuzon PSG dhe i shpreh besnikëri Liverpool
Luiz Diaz ka refuzuar interesimin e Paris Saint-Germain dhe ka vendosur të qëndrojë tek Liverpool, duke u shprehur se vite të mëdha do të vijnë.
Kolumbiani është në Anfield që prej janarit të 2022 dhe ka një kontratë me Liverpool deri në vitin 2027, por thashethemet për një largim kanë qenë gjithnjë prezente për Luiz Diaz.
Parizienët do të futen në merkato për një sulmues të majtë këtë verë, pas largimit të Kylian Mbappe. Shumë i kanë komentuar fjalët e fundit të Diaz si një sinjal që ai është i lumtur tek 19-herë kampionët e Anglisë.
“Jam rritur shumë. Nga fillimi i karrierës dhe deri më sot. Eksperienca tek Liverpool më ka ndihmuar shumë. E vërteta është se jam shumë i lumtur këtu. Vite të mëdha na presim në këtë skuadër. Nuk kam asnjë dyshim”, u shpreh Luiz Diaz, raporton SS.
Në 96 ndeshje për Liverpool, Diaz ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar 13 asiste, por dëmtimet e shpeshta e kanë penalizuar shumë në periudhën e tij në Anfield duke mos e ndihmuar që të arrijë potencialin e tij maksimal.