Sulmohet një mjek në QKUK, arrestohet i dyshuari

Sulmohet një mjek në QKUK, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar një mjek në Kliniken Infektive të Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës. 

Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Share This