Sulmi verdhekuq i papërmbajtshëm, Roma dhuron spektakël ndaj Monzës

Sulmi verdhekuq i papërmbajtshëm, Roma dhuron spektakël ndaj Monzës

Roma fiton 1-4 në fushën e Monzës.

Roma e mbyll në epërsi të dy golave pjesën e parë të ndeshjes me Monzën në transfertë. Në minutën e 38-të të takimit, Pellegrini, kontrolloi një top në zonën e vendësve i shërbyer nga Lukaku dhe me një goditje të befasishme e dërgon topin në rrjetë.

Pa mbaruar mirë festa e golit të parë të verdhekuqve, Dybala jep një asist perfekt për Lukakun në qendër dhe sulmuesi belg nuk fal, 0-2.

Fantastik Paulo Dybala në ekzekutimin e goditjes së lirë, o-3.

Golin e radhës e shënon Paredes me penallti, 0-4.

Monza realizon golin e nderit, Birindelli befason portierin Svilar.

Share This