Sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të mbahen përgjegjës

Sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të mbahen përgjegjës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka përkujtuar një vjetorin e vrasjes së togerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në Banjskë, një vit më parë.

Në një postim në platformën ‘X’, ambasadori Hovenier, bëri të ditur se i është bashkuar qeverisë së Kosovës dhe homologëve të tij diplomatikë për të nderuar e kujtuar rënien e policit Afrim Bunjaku, në krye të detyrës, në Banjskë të Zveçanit.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar ambasadori Hovenier, raporton rtk.

Share This