Sulmi nuk funksionon, Man. United nis punën për lojtarin e Sevilla-s
Manchester United nuk po kalon një sezon të qetë, teksa është shumë larg objektivave në Premier League.
18 gola në 18 javë kampionat ka bërë që Erik ten Hag të mendojë për sulmin dhe drejtuesit po studiojnë tregun e transferimeve dhe së fundmi, në “orbitën” e anglezëve ka përfunduar Youssef En-Nesyri.
Sulmuesi i Sevillas shihet si një opsion ideal për merkaton e janarit, teksa 26-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe kartoni i tij llogaritet rreth 20 milionë euro.
Sipas medieve angleze, së shpejti pritet edhe oferta e parë zyrtare e United, me shpresën që ky operacion të mbyllet në janar.