
Sulmi nga India, Pakistani zotohet për hakmarrje
Pakistani ka premtuar të hakmerret ndaj sulmit të Indisë, teksa kryeministri i vendit, Shehbaz Sharif tha se ka ngarkuar ushtrinë e vendit të tij të zbatojë “veprime përkatëse”, disa orë pasi sulmeve vdekjeprurëse.
Sharif u bëri thirrje Forcave të Armatosura të Pakistanit të “hakmerren për humbjen e jetëve të pafajshme pakistaneze”, pas një takimi urgjent të Komitetit të Sigurisë Kombëtare (NSC).
Ushtria e Indisë ka goditur vende në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, duke vrarë të paktën 26 njerëz, përfshirë një vajzë 3-vjeçare, dhe plagosur të paktën 46 persona të tjerë.
“Pakistani rezervon të drejtën të përgjigjet, në vetëmbrojtje, në një kohë, vend dhe mënyrë të zgjedhur prej tij për t’u hakmarrë për humbjen e jetëve të pafajshme pakistaneze dhe shkeljen flagrante të sovranitetit të tij. Forcat e Armatosura të Pakistanit janë autorizuar siç duhet të ndërmarrin veprimet përkatëse në këtë drejtim. Kombi qëndron i vendosur përballë çdo agresioni të mëtejshëm”, thuhet në leximin deklaratë.
Nju Delhi tha se nisi sulmin në përgjigje të një masakre vdekjeprurëse në Kashmirin e kontrolluar nga India më 22 prill. Militantët e armatosur vranë më shumë se dy duzina njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e trazuar të Jammu dhe Kashmir. Islamabad mohoi vazhdimisht përfshirjen në sulm.
Mosmarrëveshja për Kashmirin
India, e cila ka një shumicë hindu, dhe Pakistani, i cili është kryesisht mysliman, secili kontrollon pjesë të Kashmirit, por e pretendojnë atë plotësisht dhe kanë kryer tre luftëra për territorin. / rtsh/