Sulmi i SHBA-së mbi centralet bërthamore-Irani: Asnjë nga të plagosurit s’ka shenja të kontaminimit radioaktiv’

Sulmi i SHBA-së mbi centralet bërthamore-Irani: Asnjë nga të plagosurit s’ka shenja të kontaminimit radioaktiv’

Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka deklaruar se sulmet amerikane në objektet bërthamore të vendit plagosën një numër njerëzish por nuk dha një numër konkret të të plagosurve, por asnjë “nuk tregoi shenja të kontaminimit radioaktiv”.

“Për vite me radhë, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur njësi emergjence bërthamore në mjediset mjekësore më të afërta me vendet bërthamore. Për fat të mirë, asnjë nga individët e plagosur që u transferuan në këto qendra pas bombardimeve amerikane nuk tregoi shenja të ndotjes radioaktive”, tha zëdhënësi i Ministrisë Hossein Kermanpour në X.

Autoritetet e Teheranit kanë deklaruar gjithashtu se Irani është gati të mbrohet me “të gjitha mjetet e nevojshme”, pas sulmeve të pashembullta të SHBA-së në objektet e tij bërthamore.

“Irani është i vendosur vendosmërisht të mbrojë sovranitetin e tij kombëtar, integritetin territorial, sigurinë kombëtare dhe popullin me të gjitha mjetet e nevojshme”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baqaei në X, duke dënuar atë që ai e përshkruan si një “akt të paarsyeshëm agresioni – të kryer nga një shtet i armatosur me armë bërthamore… kundër një vendi pa armë bërthamore”.

Ndërkaq, pas sulmit të SHBA-ve ndaj centraleve bërthamore Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e anëtarëve të familjes dhe personelit të qeverisë amerikane nga Libani, duke përmendur situatën e paqëndrueshme të sigurisë në rajon.

Njoftimi është dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit me email qytetarëve amerikanë në Liban.

SHBA-të vitin e kaluar kishin urdhëruar largimin e anëtarëve të familjes dhe stafit gjatë luftës së Izraelit në Liban që i kishte dhënë goditje të rënda grupit terrorist libanez Hezbollah, por ky urdhër u anulua, por këtë radhë situata duket më serioze. /rtsh/

Share This