Sulmi i Iranit në bazën amerikane në Katar, Trump: Përgjigje e dobët

Sulmi i Iranit në bazën amerikane në Katar, Trump: Përgjigje e dobët

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të Iranit në bazën e SHBA në Katar, duke e konsideruar atë “përgjigje të dobët”.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkruan se SHBA e priste sulmin dhe e përballoi “në mënyrë shumë efektive”.

“Irani i është përgjigjur zyrtarisht zhdukjes që i bëmë objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën ne e prisnim dhe e kemi përballuar në mënyrë shumë efektive“, shkruan presidenti amerikan në Truth Social.

Ai thotë se 14 raketa u lëshuan nga Irani, 13 prej të cilave u rrëzuan dhe një tjetër mori një “drejtim jo kërcënues”.

“Asnjë amerikan nuk u dëmtua dhe pothuajse asnjë dëm nuk u bë. Asnjë qytetar i Katarit nuk u vra ose plagos. Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga ‘sistemi’ i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë urrejtje të mëtejshme. Dua të falënderoj Iranin që na njoftoi herët“, thotë ai.

Ai shton se do të donte që Teherani të vazhdonte drejt paqes dhe se do ta inkurajojë edhe Izraelin të bëjë të njëjtën gjë.

“Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë“, thotë ai.

Në një mesazh të dytë të postuar në rrjete sociale, Trump falënderoi Emirin e Katarit, ndërsa shkroi: “urime botë, është koha për paqe!“

Irani lëshoi raketa të shumta drejt bazave amerikane në Katar të hënën pasi SHBA goditi vendet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës. /rtsh/

Share This