Sulmet- Izraeli mbyll të gjitha ambasadat e tij në të gjithë botën

Sulmet- Izraeli mbyll të gjitha ambasadat e tij në të gjithë botën

Izraeli po mbyll ambasadat e tij në të gjithë botën dhe u bëri thirrje qytetarëve izraelitë të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos shfaqin simbole hebraike ose izraelite në vende publike. Lajmi u njoftua nga  Ministria e Jashtme izraelite dhe ambasadat izraelite, pas nisjes së sulmeve në shkallë të gjerë nga Izraeli ndaj Iranit.

Misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe nuk do të ofrohen shërbime konsullore”, tha Ministria e Jashtme izraelite ndërsa nuk specifikoi se për sa kohë do të qëndronin të mbyllura misionet diplomatike.

Izraelitëve u kërkohet të bashkëpunojnë me shërbimet lokale të sigurisë nëse hasin aktivitet armiqësor.

Ministria e Jashtme izraelite ka lëshuar udhëzime për të gjithë izraelitët jashtë vendit që të plotësojnë një formular për të informuar ministrinë për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre. Një formular i ngjashëm u dha nga ministria pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, me qëllim koordinimin e kthimit të rezervistëve dhe organizimin e fluturimeve të shpëtimit.

/rtsh.al/

Share This