Sulm në Gjermani, tre të vdekur, në mesin e tyre edhe autori i dyshuar

Sulm në Gjermani, tre të vdekur, në mesin e tyre edhe autori i dyshuar

Tre persona u vranë dhe dy u plagosën sot në një sulm në Lautlingen, një qytet në provincën gjermane Baden-Wuerttemberg.

Sulmuesi besohet të jetë një gjahtar dhe se ka vrarë disa anëtarë të familjes.

Gjatë operacionit në shkallë të gjerë në lagjen Lautlingen (1800 banorë, pjesë e Albstadt) në Baden-Württemberg, oficerët e policisë gjetën tre të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, raporton gazeta Bild, raporton rtk.

Mësohet se të vdekurit janë dy burra dhe një grua. Në mesin e tyre është edhe autori i dyshuar, ka konfirmuar policia.

Hetuesit besojnë se ky ishte një akt brenda familjes.

Share This