Sulm `masiv` me dron në Moskë

Sulm `masiv` me dron në Moskë

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë.

Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë se viktimat ishin në qytetet Vidnoye dhe Domodedovo, jashtë kryeqytetit. Shtatë banesa në një pallat banimi janë dëmtuar, raporton BBC.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin thotë se 73 drone që po shkonin drejt qytetit u rrëzuan. Kulmi i një ndërtese është dëmtuar nga rrënojat e dronit.

Një rrjet i trenave të qarkut është pezulluar tani dhe kufizimet e fluturimeve janë vendosur në aeroportet e Moskës pas sulmit – një nga më të mëdhenjtë që kur Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Share This