Suhareka triumfon ndaj Feronikelit 74, largohet nga pozita e parafundit

Suhareka triumfon ndaj Feronikelit 74, largohet nga pozita e parafundit

Suhareka ka shënuar një fitore të rëndësishme në javën e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit triumfuan ngushtë 2:1 në shtëpi ndaj Feronikelit 74.

Eneid Kodra kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të pas krosimit nga Fitim Susuri.

Për 2:0 u përkujdes Liridon Fetahaj me gol në minutën e 59-të të takimit.

Në minutën e 79-të Lavdim Zumberi shënoi për 2:1, por ekipi nga Drenasi nuk arriti më shumë nga ky takim, raporton Express.

Me këtë fitore, Suhareka shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e tetë dhe e vendos Llapin në pozitën e parafundit me tri pikë më pak.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 është i fundit me 13 pikë të grumbulluara dhe gati edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë.

Share This