Suhareka në Superligë, ky është urimi i presidentit Ademi
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka përgëzuar skuadrën e Suharekës për suksesin e arritur në këtë edicion, duke dalur kampion në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi A dhe duke u ngjitur në AlbiMall Superligë.
Skuadra e krijuar së voni e ka zhvilluar ndeshjen e fundit të premtën në stadiumin e qytetit në Suharekë kundër Trepçës, e cila është mbyllur me rezultat 2-2.
“Urime FC Suhareka për triumfin e madh! Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë dhe inkuadrimi në AlbiMall Superligë është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin tuaj. Përkushtimi dhe puna e palodhur e drejtuesve, stafit të trajnerëve dhe futbollistëve tuaj është një shembull frymëzues për të gjithë. Uroj që në edicionin e ardhshëm të vazhdoni të shkëlqeni dhe t’i sjellni vlera shtesë AlbiMall Superligës. Mirë se vjen në elitën e futbollit kosovar! Urime Suharekë!”, ka theksuar Ademi.