Suhareka ia beson postin e trajnerit Arsim Thaqit

Suhareka ia beson postin e trajnerit Arsim Thaqit

Arsim Thaqi e ka marrë drejtimin e Suharekës, ka njoftuar të martën klubi i qytetit me të njëjtin emër.

Dje është bërë e ditur se Suhareka e ka shkarkuar Granit Begolli nga posti i trajnerit. Kjo, sipas një komunikate të klubit, për shkak të sjelljes jokorrekte nga ana e trajnerit në ndeshjen FC Suhareka – FC Trepça 89.

“Të nderuar adhurues të klubit tonë ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë Arsim Thaqi, i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit.

Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z.Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionerëve të klubit , një emër i njohur i futbollit Kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si ; FC Prishtina , FC Drita , KF Malisheva etj”, ka njoftuar klubi suharekas.

“Nga dita e nesërme klubi do udhëtojë për në Shqipëri për një mini-fazë përgaditore e cila përveq skuadrës do ndihmojë edhe trajnerin e ri në njohje e sipër”.

Share This