Suedia e treta në Botë, Kosovar Asllani protagoniste

Suedia e treta në Botë, Kosovar Asllani protagoniste

Suedia e ka mposhtur Australinë, me rezultat 2-0, në ndeshjen për vendin e tretë në Botërorin e femrave.

Suedezet përsëri zë vendin e tretë në një evenimet të tillë. Një sukses i përsëritur për Suedinë e Kosovare Asllanit, e cila të njëjtin pozicion ka mbajtur edhe në Botërorin e para katër viteve në Francë, teksa kishte mundur Anglinë (2-1).

Suedia bëri paraqitje më të mirë, derisa protagonist ishte Kosovare Asllani, e cila gjeti rrugën golit në minutën e 67-të, derisa golin e par për skuadrën suedeze e shënoi Rolfo (30’).

Për Kosovare Asllanin ky është goli 44-tërt në 175 ndeshje me Suedinë.

 

Share This