Suarez zbulon prapaskenën: Isha shumë pranë kalimit te Real Madrid, por zgjodha Barcelonën sepse ishte ëndrra ime
“Inter Miami do të jetë klubi i fundit në karrierën time”. Kështu Luis Suarez njoftoi në kanalin e Youtube “La Mesa” tërheqjen e tij kur t’i skadojë kontrata me klubin amerikan.
Por, ish-lojtari i Barcelonës nuk foli vetëm për të ardhmen, përkundrazi.
Në intervistën e tij, “El Pistolero” tregoi gjithashtu një anekdotë për të kaluarën dhe për një transferim të dështuar, raporton abc.
“Agjenti im foli me Real Madrid. Përpara kupës së Botës 2014, Real Madrid donte të nënshkruante me mua dhe gjithçka po shkonte mirë. Ata po mendonin të shisnin Benzema te Arsenali, pothuajse gjithçka ishte e kryer.
Megjithatë, filloi Kupa e Botës, Barcelona hyri në lojë dhe padyshim që unë preferova Barçën. Nisur nga situata, Real Madrid humbi interesin dhe Barcelona tregoi më shumë. Në fund kisha një zgjedhje dhe ishte Barcelona, sepse ishte ëndrra ime”, është shprehur Suarez.