Suarez shënon në fitoren me përmbysje të Inter Miamit ndaj Montreal

Suarez shënon në fitoren me përmbysje të Inter Miamit ndaj Montreal

Inter Miami po vazhdon me fitore në MLS.

Ekipi i David Beckham triumfoi 2:3 në udhëtim ndaj Montreal pas mesnate.

Madje, Inter Miami ishte duke pësuar 2:0, duke bërë më pas një rikthim të madh.

Rojas ngushtoi epërsinë, kurse Suarez në minutat shtesë të pjesës së parë barazoi rezultatin.

E në minutën e 59-të Cremaschi shënoi për fitoren e madhe të ekipit nga Miami, raporton GE.

Kjo fitore e ngrit në kuotën e 27 pikëve Inter Miamin në pozitën e parë.

Share This