Suarez para duelit me PSG-n: Do jetë sfidë e vështirë, por kemi armët tona

Suarez para duelit me PSG-n: Do jetë sfidë e vështirë, por kemi armët tona

Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez, ka folur pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras në kuadër të Kupës së Botës për Klube, një rezultat që i siguroi kualifikimin skuadrës amerikane për në raundin e 16-shes, ku do të përballet me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi uruguaian u fokusua tek përballja me kampionët e Evropës dhe ish-trajneri i tij, Luis Enrique.

“Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabarez, ishin trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time,” tha Suarez.

“E dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Ligës së Kampionëve. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Duhet të korrigjojmë disa gabime që, në ndeshje si kjo, paguhen shtrenjtë”, theksoi ai.

Inter Miami, me yjet si Messi e Suarez në përbërje, po kërkon të bëjë histori në këtë edicion të Kupës së Botës për Klube, por përballja me skuadrën e fuqishme të PSG-së pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha në rrugëtimin e tyre.

Share This